Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kreu i bashkisë Gramsh, Ajazi: Të hënën nis vlerësimi i dëmeve nga zjarret, dosja gati brenda një jave
Bashkia e Gramshit, një ndër zonat më të prekura nga zjarret, do të nisë të hënën punën në terren për vlerësimin e dëmeve. Kryebashkiaku Besian Ajazi ka publikuar letrën e prefektit të qarkut Elbasan Ilir Bejtja, kjo drejtuar bashkive të tjera të këtij qarku për të ndihmuar në burime njerëzore bashkinë e Gramshit në këtë proces. “Falë mbështetjes së Prefektit të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja dhe kolegëve të bashkive të qarkut, Elbasan, Librazhd, Cërrik, Prrenjas, Peqin dhe Belsh, të cilët po na mbështesin me burime njerëzore, inxhinierë, topograf, veterinerë dhe agronomë, ditën e hënë nisim punën në terren me 8 grupe njëkohësisht për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve (banesa, pajisje shtëpiake, bagëti, të mbjella etj) të shkaktuara nga zjarri masiv në Njësinë Administrative Skëndërbegas”, bëri...