Pse do të takohen në bazën ushtarake Trump dhe Putin?

Pse do të takohen në bazën ushtarake Trump dhe Putin?

Vendi i takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putinit është baza ushtarake amerikane “Joint Base Elmendorf-Richardson”, në skajin verior të Anchorage, qyteti më i populluar i Alaskës. Kjo është baza më e madhe ushtarake në Alaska dhe ka qenë një pikë kritike e mbrojtjes ajrore dhe komandës qendrore për të përballuar kërcënimet nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se baza u zgjodh sepse përmbushte kërkesat e sigurisë për pritjen e dy liderëve, shkruan BBC. Trump e vizitoi këtë bazë gjatë mandatit të tij të parë, në vitin 2019, dhe tha se trupat atje “shërbejnë në kufirin e fundit të vendit tonë si vija e parë e mbrojtjes së Amerikës”. Zona prej 64 mijë hektarësh është...