Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
PriFest dhe QKK me memorandum bashkëpunimi, mbështetja e kinematografisë vendore me prioritet
Drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest”, Fatos Berisha dhe Blerta Zeqiri, drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës kanë nënshkruar një memorandum, që ka për qëllim promovimin e filmave vendorë, shkruan KultPlus. Për këtë memorandum, që bëhet për të tretin vit me radhë, është bërë e ditur nga faqja zyrtare e PriFest. Njoftimin e plotë për këtë marrëveshje mund ta lexoni më poshtë. Sot, kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit mes Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe PriFest – Prishtina International Film Festival. Është viti i tretë i bashkëpunimit dhe mbështetjës së QKK-së festivalit PriFest, në vazhdën e mbështetjes që QKK i bën industrisë filmike të Kosovës. Ky partneritet forcon misionin tonë të përbashkët për të mbështetur dhe promovuar kinematografinë vendore, si dhe për ta vendosur Kosovën...