Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Banesa e parë të mos tatohet”, Aleanca për Profesionistët e Lirë, propozime për draftin për taksën e pasurisë
Nga viti i ardhshëm, të gjitha banesat do të paguajnë taksë pasurie, më të lartë se ajo që paguajmë aktualisht. Referencat e reja që pritet të miratohen në rrethe do të rrisin ngarkesën fiskale për familjet në mbarë vendin. Drafti i hedhur për konsultim parashikon metodologji të re të llogaritjes së kësaj takse. Aleanca e Profesionistëve të Lirë ka disa propozime konkrete lidhur me këtë draft. Më kryesorja është që banesa e parë që përdoret për strehim të mos tatohet. “Në shumicën e vendeve të BE-së, banesa kryesore e tatimpaguesit përjashtohet plotësisht ose i nënshtrohet një reduktimi të konsiderueshëm të tatimit mbi ndërtesat (deri në 80%). Ky model garanton mbrojtjen e strehimit bazë si e drejtë themelore sociale. Propozimi ynë është që banesa kryesore të...