“Po e bëj këtë për të shpëtuar shumë jetë”, Trump para takimit me Putinin: Nëse nuk pranon t’i japë fund luftës…

“Po e bëj këtë për të shpëtuar shumë jetë”, Trump para takimit me Putinin: Nëse nuk pranon t’i japë fund luftës…

Presidenti Donald Trump thotë se nuk po përpiqet t’i japë fund luftës në Ukrainë, përfshirë takimin me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska për të përmirësuar jetën e tij. “Nuk po e bëj këtë për shëndetin tim. Në rregull, nuk kam nevojë për të”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One, ndërsa po shkonte në Anchorage për në samit. “Do të doja të përqendrohesha te vendi ynë, por po e bëj këtë për të shpëtuar shumë jetë”. Ai tha se pasojat për Rusinë nëse Putini nuk pranon t’i japë fund luftës do të jenë ndëshkuese. “Po, do të jetë shumë e rëndë”, tha ai për masat e mundshme ekonomike ndaj Moskës. Top Channel