Berisha sërish në Kushtetuese, ish-kryeministri kërkon të shpallet anti-kushtetues masa e arrestit që e mbajti në shtëpi 331 ditë

Berisha sërish në Kushtetuese, ish-kryeministri kërkon të shpallet anti-kushtetues masa e arrestit që e mbajti në shtëpi 331 ditë

Ish-kryeministri Sali Berisha rikthehet sërish në Gjykatën Kushtetuese, duke mos hequr dorë nga qëndrimi se masat që aplikuan gjykatat ndaj tij nga 21 tetori 2023 e në vazhdimësi, ishin të panevojshme dhe të qëllimshme. Për këtë arsye, ish-kryeministri kërkon që gjyqtarët të shpallin antikushtetuese masën e arrestit shtëpiak, vendosur ndaj tij më 30 dhjetor, dhe që e detyroi të qëndrojë i kufizuar brenda banesës për 331 ditë, derisa u hoq më 27 nëntor 2024. Avokatët e ish-kryeministrit thonë se prokuroria nuk mundi dot të provojë mbajtjen në masë shtrënguese të Sali Berishës, nën argumentin se ekzistonte rreziku që të intimidonte dëshmitarët dhe të prishte provat. Gjykatës Kushtetuese i është drejtuar njëherazi edhe Jamarbër Malltezi, i cili qëndroi nën arrest shtëpiak për gati dy vjet. Megjithatë,...