Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Protestat anti-qeveritare në Serbi/ Daçiç: Mes të ndaluarve gjatë protestave në Serbi ka qytetarë të Kroacisë dhe…
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë të premten se 114 njerëz janë arrestuar pas incidenteve në protesta në të gjithë Serbinë, në mesin e tyre tre shtetas të huaj, nga Kroacia, Sllovenia dhe Italia. “Çfarë po bën një qytetar kroat në një protestë dhe duke sulmuar xhandarmërinë? Imagjinoni sikur një turmë serbe nga këtu të shkonte në Zagreb dhe ta sulmonte policinë e tyre”, tha Daçiç në një konferencë për media. Të enjten mbrëma, në Beograd dhe Novi Sad u shënuan sërish incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të thirrura nga studentët që prej muajsh po bllokojnë institucionet e arsimit të lartë. Daçiç tha se shtetasi slloven i ndaluar është me origjinë serbe dhe se ai ka përfunduar studimet e inteligjencës në...