Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kryepiromani është Edi Rama”/ PL, nuk kursen akuzat “sy m’sy” ndaj qeverisë: Korrupsion dhe papërgjegjshmëri kriminale
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për media ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për shkatërrimin mjedisor, urban dhe ekonomik që po përjeton Shqipëria. Blushi e cilëson Ramën si “Kryepiroman i vendit”, i cili ka promovuar me vetëdije djegien e territoreve dhe dëmtimin e pasurisë natyrore për interesa klienteliste dhe korruptive. Ai thotë se zjarret masive që kanë përfshirë Shqipërinë janë rezultat i një strategjie të qëllimshme që nis me kanabizimin, vazhdon me betonizimin dhe kulmon me shkatërrimin e qëllimshëm për të hapur rrugë investimeve private në resorte, kanabis dhe parqe fotovoltaike për oligarkët pranë qeverisë. Blushi shpreh shqetësimin për dështimin e plotë të qeverisë në menaxhimin e emergjencave dhe i kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë...