Ishte mes ekipeve të Superiores dhe tani e gjen veten kundër Cristiano Ronaldos në Champions League, fati luan me Rudolf Turkajn

Ishte mes ekipeve të Superiores dhe tani e gjen veten kundër Cristiano Ronaldos në Champions League, fati luan me Rudolf Turkajn

Fati luan me Rudolf Turkajn! Kur flasim për ekipet shqiptare në Europë, Rudolfi e ka provuar shpesh këtë shije në kohën kur ishte me Laçin, madje duke shkëlqyer shpesh në këto nivele. Më pas ai nisi një aventurë jashtë Shqipërisë duke kërkuar të kalojë në Europë, atje ku firmosi me Martigues, një ekip që ndodhej në ligën e tretë të Francës. Fati nuk ishte me të në atë moment teksa për shkak dëmtimi nuk luajti shumë ndeshje dhe më pas kontrata nuk u rinovua, ishte për vetëm një sezon. Nga Martigues, Turkaj u rikthye te Suhareka.Dhe teksa mbaroi kjo aventurë, mbrojtësi 30-vjeçar ishte një emër që po kërkohej shumë nga ekipet e Superiores, por ai zgjodhi të shkonte në Taxhikistan te Istiklol. Pikërisht atje ku...