Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot – Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë
Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot – Lezhë – Shkodër. Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar. Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen. Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një itinerar për të kaluar në këtë nyje kyçe të qarkullimit drejt veriut dhe bregdetit të Adriatikut.