Kaos në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen për mbi dy orë

Kaos në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen për mbi dy orë

Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot- Lezhë-Shkodër. Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar. Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen. Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një itinerar për të kaluar në këtë nyje kyçe të qarkullimit drejt veriut dhe bregdetit të Adriatikut. gijotina.com/