Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot samiti Trump-Putin, Kievi dhe Moska shkëmbejnë dhjetëra të burgosur lufte
Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sot disa të burgosur lufte, me 84 robër të shkëmbyer nga secila palë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë. Ushtarakët rusë të përfshirë në shkëmbim po marrin ndihmë psikologjike dhe mjekësore në Bjellorusi dhe së shpejti do të dërgohen në shtëpi për trajtim dhe rehabilitim, tha ministria. Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky konfirmoi shkëmbimin, duke shkruar në mediat sociale se 84 të burgosur lufte ukrainase u liruan. Rusia dhe Ukraina kanë kryer një sërë shkëmbimesh që kur Kievi u rikthye bisedimeve të drejtpërdrejta këtë vit. Ndërkaq, ditën e sotme do të zhvillohet edhe samiti i shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.