Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Çmimi i naftës në tregjet e huaja është ulur me 20% krahasuar me vitin e kaluar. Por sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rënie e dukshme nuk është reflektuar në tregun shqiptar. Të dhënat e përpunuara nga Report Tv dëshmojnë se çmimi i naftës në vend, ka rënë me vetëm 6 përqind, ndonëse dhe leku ka fituar ndjeshëm terren ndaj dollarit. Në prill të këtij viti, çmimi i naftës në Shqipëri, shënoi uljen e fundit të regjistruar, duke zbritur në 173 lekë nga niveli i 175 lekëve, ku kishte qëndruar pandryshuar prej 6 muajsh (nga tetori 2024). Një ulje prej vetëm 1.2 përqind. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm në krahasim me tremujorin e parë të vitit, në periudhën prill-qershor, nafta në tregjet...