Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dëmet nga zjarret, Gonxhja: Janë prekur Kisha e Shën Ilias në Gjirokastër dhe Manastiri i Shën Mërisë së Krimanovës në Vlorë
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka bërë një bilanc lidhur më dëmet që kanë shkaktuar zjarret në pasuritë kulturore. Sipas ministrit, në qarkun Vlorë është prekur Manastiri i Shën Mërisë së Krimanovës në fshatin Piqeras, ku është dëmtuar bimësia në oborrin e pasëm. Ndërkohë, në qarkun Gjirokastër, Kisha e Shën Ilias në fshatin Lekël ka pësuar dëmtime nga flakët, por pjesa më e madhe e strukturës është ruajtur dhe ka nisur puna për hartimin e një projekti restaurimi. Në qarqet Dibër dhe Shkodër, pavarësisht vatrave të shumta, nuk janë regjistruar dëmtime në monumente. Një apel bën edhe për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Reagimi i plotë: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë...