Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Mihail Lermontov: Të dua, moj, të dua!
Poezi nga Mihail Lermontov Nuk i harroj në kraht’ e huajDy sytë magjistarë.Kur dashuroj, lëngoj e vuajPër dashurin’ e parë.Kujtesa, vashë, më cfilit,M’i çorri plagët mua,Po un’ me vetë përsërit:Të dua, moj, të dua! Do të martohesh, vashë moj,S’do t’a kujtosh poetinDhe unë më s’do të shikoj,Se do të zë kurbetin.Vapori zhduket tej në detMe syrgjynosën mua,Po vala valës gjith i flet:Të dua, moj, të dua! Dhe s’do t’a marrë vesh rrëmetiSe kush të dashuroi.Se sa rënkoi për ty poeti,Sa vargje të blatoi.Dhej gjersa barë balt’ e ftohtëTë më mbulojnë muaKjo zemër s’hesht e s’rresht, po thotë:Të dua, moj, të dua! Përktheu: Petraq Kolevica Lexo edhe: MIHAIL LERMONTOV, POETI 27 VJEÇAR QË U VRA NË DYLUFTIM Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të...