FOTO – AKU dhe Tatimet Shkodër aksion në terren, vendosen 8 gjoba dhe sekuestrohen 839 kg produkte

FOTO – AKU dhe Tatimet Shkodër aksion në terren, vendosen 8 gjoba dhe sekuestrohen 839 kg produkte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ndërmorën të premten një aksion të posaçëm inspektimi në tregun agro-ushqimor me shumicë në qytet. Qëllimi i këtij operacioni ishte garantimi i sigurisë ushqimore për konsumatorët, rritja e formalitetit në tregti dhe mbrojtja e konkurrencës së ndershme mes operatorëve ekonomikë. Në terren u angazhuan dy ekipe të përbëra nga inspektorë të të dy institucioneve, të cilët realizuan gjithsej katër verifikime në pika të ndryshme të tregtimit. Gjatë inspektimeve u konstatuan shkelje të konsiderueshme, si në aspektin fiskal, ashtu edhe në atë ushqimor. Nga kontrollet, u vendosën gjithsej tetë masa administrative, të ndara si më poshtë: Katër gjoba për tregtim të produkteve pa faturë tatimore, duke shmangur kështu detyrimet...