Pas rritjes së referencave, profesionistët e lirë letër Malajt: Përjashtoni banesën e parë nga taksa

Pas rritjes së referencave, profesionistët e lirë letër Malajt: Përjashtoni banesën e parë nga taksa

Ashtu siç ndodhi në Tiranë në vitin 2023, rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve në rrethe të propozuara së fundmi nëpërmjet ndryshimeve në projektvendimin e Ministrisë e Financave, pritet të rrisë detyrimin për taksën e ndërtesës si për qytetarët dhe bizneset.Pas publikimit për konsultim publik të projektvendimit të metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës ku propozohet rritje e çmimeve të referencës në rrethe, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) i është drejtuar me një letër ministrit të Financave Petrit Malaj ku rekomandojnë që banesa e parë e qytetarëve të përjashtohet nga taksa e ndërtesës.Sipas tyre, një ndryshim i tillë ndikon drejtpërdrejt në shtresat e mesme dhe në familjet që zotërojnë vetëm një pronë për banim. “Propozimi ynë është që banesa kryesore të përjashtohet...