Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Ndezën qëllimisht zjarre, arrestohen 3 persona në Fier e Lushnje
                            Policia e Fierit dhe e Lushnjes ka arrestuar 3 shtetas, për zjarrvënie të qëllimshme. Mësohet se është kapur në flagrancë, duke ndezur zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica, një 68-vjeçari me precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje. Si pasojë e flakëve, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër. Në Lushnjë ranë në pranga autorët e zjarrvënieve te ish fusha e mbetjeve urbane dhe në fshatin Delisufaj. Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa në këto zona. “Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit: -F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në...