Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim
Një futbollist i ekipit të Skënderbeut është dhunuar ditën e djeshme në Korçë nga një grup të rinjsh. Sipas uniformave blu të Korçës mësohet se janë arrestuar dy persona dhe katër të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me ngjarjen. Futbollisti 26-vjeçar me inicialet S.S, është goditur disa herë në kokë duke marrë plagë të rënda. Ai është dërguar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 16, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale: -u arrestuan shtetasit V. J., 24 vjeç dhe Th. V., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Polenë, si dhe...