Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump, leter Presidentit Begaj: SHBA dhe Shqipëria do të vazhdojnë bashkëpunimin për një të ardhme më të sigurt
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku theksohet angazhimi për të forcuar më tej miqësinë dhe aleancën mes dy vendeve. Në mesazh, Presidenti Trump vlerëson marrëdhëniet e ndërtuara mbi respektimin e idealeve që kanë themeluar kombin amerikan dhe nënvizon se, përmes mbrojtjes së sovranitetit, begatisë dhe paqes me anë të forcës, mund të arrihet edhe ajo që duket e pamundur. “Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme”, shkruan Presidenti Trump në letrën drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar. Ky mesazh vjen pas urimit që Presidenti Begaj përcolli më herët me rastin e 249-vjetorit të Ditës së...