Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
BE kundër planit izraelit për Bregun Perëndimor, Kallas: Po shkelet ligji ndërkombëtar!
Planet e Izraelit për ngritjen e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, janë kritikuar ashpër nga BE-ja, Gjermania dhe Turqia. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u shpreh se pretendimi i shtetit hebre nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe u bëri thirrje autoriteteve izraelitetë mos i vazhdojnë punimet. “Vendimi i autoriteteve izraelite për të çuar përpara planin e vendbanimeve E1 minon akoma edhe më tej zgjidhjen me dy shtete, ndërkohë që përbën edhe shkelje të ligjit ndërkombëtar. BE-ja përsërit thirrjen e saj ndaj Izraelit për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve të reja.” Ministri i financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, që i përket ekstremit të djathtë, njoftoi se do të fillojë puna për ngritjen e një kolonie të vonuar prej...