Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kur media braktis misionin e vet per motive politike
Nga Nikola Kedhi Ka tre ditë që ka dalë raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi abuzimet e të drejtave të njeriut. Këtë raport të përvitshëm DASH e bën për të gjitha shtetet, dhe ndër to edhe Shqipërinë.Raporti nuk e nxjerr në një dritë të mirë Shqipërinë. Flitet për censurë dhe vetëcensurë të medias, ndikim e presion të qeverisë e grupeve kriminale, etj. Pra, një situatë që nuk do duhej të ishte në një vend të NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Europian. Dje, disa media, në vend që të merreshin me këtë raportim, gjejnë një raport më të hershëm të DASH-it, mbi narkotikët, ku ka një kapitull edhe për Shqipërinë, dhe nxjerrin një paragraf për punën e SPAK-ut dhe përcaktimin “non grata” të kryetarit...