Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Rama publikon pamjet e helikopterëve nga ajri: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre të zjarreve
                            Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të operacioneve nga ajri për përballimin e zjarreve në veri të vendit. “Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit. Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë”, ndërsa ka ndarë edhe video ku shihen helikopterët duke hedhur ujë nga ajri mbi zonat e përfshira nga flakët.