Vrau vajzën shtatzënë me kallashnikov, kërkon ulje të dënimi në Gjykatën e Lartë

Vrau vajzën shtatzënë me kallashnikov, kërkon ulje të dënimi në Gjykatën e Lartë

Doksan Dushku, 80-vjeçari i dënuar me 16 vite burg në vitin 2015 për vrasjen me kallashnikov të vajzës së tij shtatzënë, Fatmir Dushku 21 vjeç, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar ulje të dënimit. Në rekursin që mban datën 31 korrik, Doksan Dushku kërkon që përfundimisht të dënohet me 14 vite në total, duke përfituar ulje prej 2 vitesh. Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Dibrës në vitin 2014. Doksan Dushku e pranoi në atë kohë vrasjen e vajzës së tij shtatzënë. Shkak i vrasjes ishte një histori dashurie e vajzës dhe fakti që kishte mbetur shtatzënë në muajin e 5-të. gijotina.com/