Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Droni’ kap kultivuesit e parcelës me kanabis mes Lukovës dhe Shën Vasilit, në pranga 2 persona
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës pasi kishin kultivuar në një parcelë mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, 150 bimë narkotike kanabis. Fatmir Suli dhe Çelik Xhebra u kapën ‘mat’ nga droni teksa po kujdeseshin për bimët narkotike. 20 bimë narkotike u sekuestruan si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies. Blutë informojnë se sekuestruan edhe 3 telefona celular, vegla pune dhe sende të tjera që përdoreshin nga dy të arrestarit për këtë veprimtari. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i të cilit...