Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nën kontroll vatra e zjarrit pranë Parkut Natyror të Gërmenjës, terreni i vështirë për shkak të zonës me municione
Në qarkun e Korçës aktualisht ka vetëm 1 vatër zjarri aktive, ajo pranë Parkut Natyror të Gërmenjës. Situata sot është më e qetë, por ende ka prezencë aktive të zjarrit. Prefektura e Korçës thotë se në terren janë prezente 40 forca nga MZSH, AdZM, policia kufitare, punonjës shërbimi të bashkisë e vullnetarë të zonës.Terreni ka vështirësi pasi kërkon afro 3 orë për të mbërritur në sipërfaqen e prekur dhe duhet shumë kujdes sepse zona ka edhe municione. Prefektura njofton gjithashtu se ;po punohet prej katër ditësh për hapjen e rrugës dhe krijimin e brezave kundër zjarrit, në mënyrë që të mbahet në monitorim situata për të penguar sa është e mundur depërtimin brenda kurorës zonë të mbrojtur. Strukturat vendore janë në komunikim edhe me palën...