Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot samiti në Alaskë, Trump flet para takimit: Putin nuk do të ‘luajë’ me mua
Në orën 21:00 (me kohën tonë) në Alaskë do të mbahet takimi i shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Kryetemë do të jetë Ukraina, për t’i dhënë fund luftës që vijon prej disa vitesh. Liderët do të diskutojnë për kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve, teza që kanë qarkulluar prej kohësh. Trump-Putin do të takohen ‘kokë më kokë’ fillimisht, më pas do të pasohet nga një takim i delegacioneve dhe drekë pune. Përpara samitit, Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se beson që Vladimir Putin dëshiron të arrihet paqe në Ukrainë, dhe shtoi se Presidenti rus nuk do të “luajë lojëra” në takimin e tyre në Alaskë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se nëse nuk ka mirëkuptim në diskutim, atëherë takimi do të përfundojë...