Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë

Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë

Rreth 11 vite pas ngjarjes së rëndë, Doksan Dushku kërkon zbutje të dënimit të tij me 16 vite burg që mori nga Gjykata për Krimet e Rënda për vrasjen e vajzës së tij shtatzënë në vitin 2014 në fshatin Sllatinë, Dibër. Sipas Klan News mësohet se Dushku ka paraqitur sot një kërkesë në Gjykatën e Lartë përmes së cilës kërkon shfuqizim të vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Gjykatës për Krimet e Rënda, për shkak të shfuqizimit nga Kushtetuesja të një paragrafi të nenit për bashkimin e dënimeve në Kodin e Procedurës Penale. Aktualisht Dushku është duke vuajtur dënimin me 24 vjet burg, që nga gjykimi i shkurtuar u ul në 16. Përfundimisht ai kërkon një dënim me 21 vite burg, që nga...