Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi
Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në radhët e të ndaluarve për korrupsion është edhe kreu i një bashkie të rëndësishme së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë, çka zgjeron fushatën kundër opozitës në vend. Inan Guney, kryetar i bashkisë së Beyoglut në rajonin e Stambollit u dërgua në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion, raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu. Sipas gazetës Birgun dhe mediave të tjera turke, ndër të arrestuarit janë edhe truproja i Guney, këshilltari i tij dhe ndihmës të tjerë. Komuna e Beyoglut drejtohet nga partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP). Bashkitë nën kontrollin e saj janë përballur me valë arrestimesh këtë vit, duke...