Zjarri në Lukovë zbuloi plantacionin me 150 bimë, 2 në pranga – VIDEO

Zjarri në Lukovë zbuloi plantacionin me 150 bimë, 2 në pranga – VIDEO

Zjarri në Lukovë zbuloi plantacionin me 150 bimë   Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një tjetër rast të goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, në kuadër të planit operacional antikanabis “Koordinata”. Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, u zbulua një parcelë e mbjellë me rreth 150 bimë narkotike Cannabis Sativa, e vendosur në prroin mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, në një zonë të pyllëzuar dhe me bimësi të dendur.     Në vijim të operacionit, u arrestuan në flagrancë dy autorët e dyshuar të kultivimit, shtetasit F. S., 62 vjeç dhe Ç. Xh., 47 vjeç, të cilët u konstatuan duke u kujdesur për bimët narkotike....