Omonia akuzon qeverinë: Zjarret u vunë me qëllim për djegien e tokave të minoritarëve

Omonia akuzon qeverinë: Zjarret u vunë me qëllim për djegien e tokave të minoritarëve

foto nga godina e organizatës Omonia GJIROKASTËR- Pas përhapjes së zjarreve masive që kanë përfshirë jugun e vendit, organizata e minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka reaguar me një deklaratë të fortë publike, ku ngre akuza të rënda ndaj autoriteteve shtetërore për neglizhencë në menaxhimin e krizës. Në deklaratën publike, Omonia nënvizon se organizata ka dyshime të forta se zjarret mund të jenë vënë qëllimisht në zonat e banuara nga minoriteti grek, për të nxitur largimin e banorëve autoktonë. Kryesia e Përgjithshme e Omonias thekson se është mbledhur me urgjencë për të analizuar situatën dhe pasojat e zjarreve në zonat e Sarandës dhe Delvinës. Në deklaratë, theksohet se zjarret masive kanë prekur zona me rëndësi historike dhe kulturore për minoritetin grek. Organizata ngre shqetësimin për...