Ja pazaret e pista të politikës me ILDKP, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë, miliona euro të shpenzuara…

Ja pazaret e pista të politikës me ILDKP, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë, miliona euro të shpenzuara…

Në Shqipëri, transparenca mbi pasuritë e politikanëve është një iluzion i shtrenjtë. Në letër, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKP) është institucioni që garanton kontrollin mbi pasurinë e zyrtarëve të lartë. Në realitet, është shndërruar në një bunker hermetik që ruan sekretet e pushtetarëve dhe dyshohet se i përdor si mjet pazari politik. Për tre vite me radhë nga 2021 deri në 2023 deklaratat e pasurisë së qindra zyrtarëve nuk u publikuan. “Probleme teknike” të përsëritura, justifikime për “sigurinë kibernetike” dhe procedura të panevojshme burokratike kanë shërbyer si perde tymi për të mbuluar mungesën e transparencës. Nga kontrolli te mbrojtja e politikanëve Ligji e detyron çdo zyrtar, nga kryeministri e presidenti deri te kryebashkiakët e thjeshtë, të...