Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
“Vrasës nga viti 1939”: kujt ju drejtua kështu një turmë tizofësh izraelitë?
Tifozët izraelitë e ngritën një pankartë ku shkruhej “Vrasës që nga viti 1939” gjatë një ndeshjeje futbolli kundër një ekipi polak të enjten mbrëma, duke shkaktuar zemërim në Poloni, pasi presidenti polak tha se ajo fyen kujtimin e polakëve, përfshirë hebrenjve, të vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Siç raporton A2 CNN, Polonia ishte e pushtuar nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Popullsia e saj hebraike prej 3.2 milionësh ishte më e madhja në Evropë në fillim të luftës. Pothuajse të gjithë u vranë, shumë prej tyre në kampet e vdekjes së Gjermanisë naziste, ndërsa edhe tre milionë qytetarë të tjerë johebre humbën jetën gjatë pushtimit. Mosmarrëveshjet historike për Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin kanë tensionuar marrëdhëniet mes Polonisë dhe Izraelit edhe...