Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja e Eraldit/ Familja e autorit ikën nga shtëpia, policia akoma nuk po gjen armën
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Pirg të Maliqit, ku 14-vjeçari Enedio Guri dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo, familja e autorit është larguar nga banesa. Sipas burimeve nga zona, shtëpia e familjes Guri në fshatin Leminot është mbyllur, ndërsa pjesëtarët e saj janë zhvendosur, pavarësisht se kryefamiljari ndodhet në burg pas arrestimit. Ndërkohë, edhe lokali ku ndodhi ngjarja, ndonëse hetimet dhe këqyrja e vendit të krimit kanë përfunduar, ka qëndruar i mbyllur gjatë gjithë ditës së sotme. Policia vijon hetimet për të zbuluar detaje të tjera, ndërsa ende nuk është gjetur mjeti i krimit, i dyshuar të jetë një thikë. gijotina.com/