Jagellonia del me njoftim: Luajmë ndaj Dinamos së Shqipërisë…

Jagellonia del me njoftim: Luajmë ndaj Dinamos së Shqipërisë…

Kualifikimi historik i Dinamos në fazën Play Off të Ligës së Konferencës (kaloi me dy takime Hajduk Split 4-3) ka vënë menjëherë në lëvizje klubin e Jagellonia-s (Poloni). Kundështrai i bluve të kryeqytetit shqiptar barazoi dje 2-2 me Silkeborg dhe falë fitores në transfertë 0-1 ka kaluar më tej. Njoftimi i klubit Jagellonia: E kemi zbuluar se kush do të jetë kundërshtari ynë në fazën eliminatore Conf_League. Do të garojmë për një vend në ligë me FC Dinamo City të Shqipërisë. Ndeshja e parë do të luhet më 21 gusht në orën 20:15 në Chorten Arena, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në orën 20:45 në Tiranë./Sportiim.al/ Vazhdo leximin