Situata në Siri është e paqëndrueshme, shumë refugjatë po rikthehen në vendlindje

Situata në Siri është e paqëndrueshme, shumë refugjatë po rikthehen në vendlindje

Më shumë se 400,000 refugjatë sirianë të strehuar në Turqi janë kthyer në atdheun e tyre. Ministria e Brendshme turke njoftoi se që nga përmbysja e udhëheqësit sirian Bashar al-Assad në muajin dhjetor në Sirijanë kther 411,649 refugjatë sirianë. Fluksi i kthimit u përshpejtua gjatë verës me gati 140,000 të kthyer që nga mesi i qershorit. Sipas shifrave zyrtare në Turqi jetojnë ende afërsisht 2.5 milionë refugjatë sirianë. Në vitin 2021 në Turqi u strehuan deri në 3.7 milionë refugjatë nga Siria. Nga Gjermania vetëm 4,000 Krahasuar me Turqinë nga Gjermania janë kthyer në Siri shumë më pak refugjatë. Sipas Ministrisë së Brendshme nga Gjermania deri në fund të korrikut përmes programit të largimit vullnetar janë larguar për në atdheun e tyre vetëm 1,337 sirianë. Zëdhënësja e ministrisë deklaroi më tej se...