Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Papa amerikan që po rikthen hijeshinë e Vatikanit”. Si po ndryshon Kisha Katolike në 100 ditët e para të Leonit XIV
Papa Leoni XIV mban meshën e tij të parë, në Kapelën Sistine, 9 maj, Vatikan. Papa Leoni XIV, i zgjedhur më 8 maj si pasardhësi i Françeskut, ka mbushur 100 ditët e para në fronin papnor me një profil që ndërthur përkushtimin ndaj traditës me një natyrë njerëzore dhe energjike. I njohur për origjinën e tij amerikane dhe për qasjen më të tërhequr në media, ai ende nuk ka dhënë asnjë intervistë, por ndikimi i tij brenda mureve të Vatikanit po ndjehet gjithnjë e më shumë. Sipas burimeve nga brenda Selisë së Shenjtë, gjatë qëndrimit në rezidencën verore në Castel Gandolfo, Papa Leoni ka zhvilluar disa ndeshje tenisi me sekretarin e tij personal, peruanin Edgard Ivan Rimaycuna Inga, 36 vjeç. Burimi i Bild thotë se...