Ndezën zjarre duke rrezikuar banesa, arrestohen 3 persona në Fier dhe Lushnje

Ndezën zjarre duke rrezikuar banesa, arrestohen 3 persona në Fier dhe Lushnje

Tri persona janë vënë në pranga nga blutë e Fierit dhe Lushnjes, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Një 68-vjeçar u kap në Fier në flagrancë teksa po ndizte zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica.  68-vjeçari kishte precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje. Dy persona të tjerë, një 61-vjeçar dhe një 62-vjeçar janë arrestuar në Lushnje pasi kanë ndezur zjarre për djegien e mbeturinave dhe kanë rrezikuar banesa. “Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit: -F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu,...