Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përmirësohet situata në Gramsh, vetëm 1 vatër aktive. Më 18 gusht ngrihen grupet e punës për dëmet
Përmirësohet situata e zjarreve në Bashkinë e Gramshit. Sipas informacioneve nga gazetari Enes Molla, bëhet me dije se vetëm një vatër është aktive pranë njësisë administrative Skënderbegas. Vatrat të cilat deri ditën e djeshme ishin aktive në zonën e Teqesë së Dushkut dhe në Ermënj, janë shuar. Sipas burimeve zyrtare, pritet që ditën e hënë (18 gusht), të ngrihen grupet e punës me agronomë, veterinerë, ekonomisë dhe ekspertë për të vrojtuar më nga afër dëmet që janë shkaktuar si pasojë e zjarreve në fshatrat e Gramshit. Një ditë më parë, kryeministri Rama siguroi të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga zjarret se do të përfitojnë mbështetje të plotë dhe do të dëmshpërblehen. Kryeministri sqaroi se procesi i inventarizimit të dëmeve është në vazhdim, ndërsa...