Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ishte duke notuar, mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalzit, ja detajet e para rreth ngjarjes
Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit, ku një 63-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po notonte. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:40, shtetasi I. B., banues në Tiranë, humbi jetën gjatë kohës që po lahej në det. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.