Trump dhe Putin takohen sot në Alaska, Shtëpia e Bardhë publikon agjendën

Trump dhe Putin takohen sot në Alaska, Shtëpia e Bardhë publikon agjendën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të zhvillojnë sot një takim historik në Alaska, i paralajmëruar prej disa javësh, me theks të veçantë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas agjendës së publikuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump do të niset nga Uashingtoni në orën 06:45 të mëngjesit sipas orës lokale (EDT) dhe do të mbërrijë në Anchorage të Alaskës. Takimi me presidentin Putin është planifikuar të nisë në orën 11:00 me kohën lokale (20:00 BST) dhe pritet të zgjasë rreth shtatë orë. Pas përfundimit të bisedimeve, Trump do të largohet nga Alaska në orën 17:45 me orën lokale. Në një deklaratë të dhënë një ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë, Trump la...