Ish-zëvendësministrja socialialiste, Beqiraj: U harxhuan 8 milionë euro për të tërhequr turistët italiane dhe nuk erdhën…

Ish-zëvendësministrja socialialiste, Beqiraj: U harxhuan 8 milionë euro për të tërhequr turistët italiane dhe nuk erdhën…

Ish zëvendësministrja socialiste e Financave, Irena Beqiraj, ka vënë në pikëpyetje nismën e qeverisë shqiptare për të reklamuar vendin, në të famshmen ‘Giro d'Italia’ në shtetin fqinj, e cila i kushtoi buxhetit plot 8 milionë euro. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, me ironi, Beqiraj shkruan se pavarësisht marketimit me miliona euro nga qeveria Rama, italianët e shuan kuriozitetin për vendin tonë, teksa e shihnin Shqipërinë nga televizori. ‘Qeveria di të targetojë mirë! Atëherë, qëllimi mund të ketë qenë edhe më pak i komplikuar sesa ekonomia turistike e vendit. Ai mund te ketë qenë thjesht përmirësimi i imazhit të qeverisë, e cila me 8 milionë euro bleu përmendjen e Shqipërisë në mediat italiane, por ketë herë jo për gjë të ligë!’, përmbyll reagimin e saj ministrja....