Procedim penal ndaj 33-vjeçarit për zjarrvënie në Postribë, shpallen në kërkim dy persona në Shkodër dhe Malësi të Madhe

Procedim penal ndaj 33-vjeçarit për zjarrvënie në Postribë, shpallen në kërkim dy persona në Shkodër dhe Malësi të Madhe

Policia e Shkodrës ka nisur procedim penal ndaj një 33-vjeçari nga Postriba, i dyshuar për zjarrvënie në një sipërfaqe kullosore në fshatin Rrasak, ku u dogjën edhe pemë frutore. Ndërkohë, dy persona janë shpallur në kërkim: një 60-vjeçar nga Shkodra për dhunë ndaj bashkëshortes dhe një 40-vjeçare nga Malësia e Madhe, e dyshuar për vjedhje në një banesë. Policia ka proceduar edhe tre shtetas të tjerë në gjendje të lirë për pushtim prone, ndërtim pa leje dhe dhunë psikologjike në familje. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Postribë, pasi si...