Si u zbulua aplikacioni “SKY ECC”, hetuesit belg u infiltruan brenda grupeve kriminale, prokurorët francez i mbajtën…

Si u zbulua aplikacioni “SKY ECC”, hetuesit belg u infiltruan brenda grupeve kriminale, prokurorët francez i mbajtën…

Një operacion i padëgjuar më parë në historinë e hetimeve europiane ka dalë në dritë, duke zbuluar prapaskenat e një sistemi komunikimi të fshehtë që u përdor për të drejtuar trafik droge, urdhra vrasjesh dhe pazare miliardëshe të krimit të organizuar. Burime të sigurta konfirmojnë se hetuesit belg, të maskuar si pjesëtarë të grupeve kriminale, u infiltruan drejtpërdrejt në zemër të serverit qendror të aplikacionit famëkeq “Sky ECC”, duke i dhënë një goditje të paprecedentë “perandorëve” të botës së nëndheshme. Operacioni nisi në vitin 2019, kur prokurorët belg zbuluan gjurmët e platformës sekrete dhe i përcollën informacionet tek autoritetet franceze. Në Lille, nën një vendim gjykate të rreptë, filluan përgjimet masive dhe të vazhdueshme për tre vite rresht. Hetuesit blenë telefonat e enkriptuar, depërtuan në...