Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dy vila të grabitura te Gjiri i Lalzit, banorët akuzojnë Policinë dhe kompaninë private të ‘Security’
Një tjetër rast shqetësues ka tronditur kompleksin luksoz “Valamar” në Gjirin e Lalzit, duke nxjerrë në pah problematika serioze me sigurinë dhe menaxhimin e tij. Brenda pak ditësh, dy vila janë bërë objekt grabitjeje, ndërsa banorët akuzojnë kompaninë private të sigurisë “ARB Security” për reagim të vonuar dhe Policinë e Shtetit për fshehje të ngjarjeve. Sipas burimeve nga banorët, njëra prej grabitjeve ka ndodhur në bllokun D, i cili menaxhohet nga Hospitality Management & Services, ndërsa tjetra në bllokun C, që administrohet nga Starmar. Të dyja këto kompani janë në pronësi të personazheve të njohur publikisht në qeveri dhe në fushën e ndërtimit, çka e bën rastin edhe më delikat dhe me interes publik. Më shqetësues është fakti se në njërën nga vilat e grabitura...