“Varrosim shtetin palestinez”, vendimi i Izraelit dënohet nga vendet europiane

“Varrosim shtetin palestinez”, vendimi i Izraelit dënohet nga vendet europiane

Mbi tri mijë shtëpi për të fshirë ëndrrën e shtetit palestinez. Me hartën në dorë dhe i pashqetësuar nga temperaturat përvëluese që shenjuan një nga javët më të nxehta në Izrael në dekada, ministri i Financave Bezalel Smotrich njoftoi planet për të ndërtuar zonën e ashtuquajtur E1 mes Jeruzalemit dhe Maale Adumim ku do të strehohen mbi 37 mijë njerëz. Vendimi, sipas tij, synon të “varrosë idenë e një shteti palestinez”, shkruan La Repubblica. Izraeli e konsideron E1 si pjesë integrale të planit strategjik për të ndërlidhur Ma’ale Adumim me kryeqytetin. Kritikët thonë se ky plan ka pasoja të pariparueshme për gjeografinë e rajonit. Urbanizimi do ta ndante Bregun në dy pjesë duke izoluar skajet veriore dhe jugore dhe duke prekur vazhdueshmërinë e nevojshme territorale...