Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump gati për takimin në Alaskë, Presidenti i SHBA-së flet për Putinin: Ai nuk do të guxojë të luajë me mua
Pasditen e s enjtes, Presidenti amerikan Donald Trump foli për mediat nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, duke bërë disa deklarata të forta mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe luftën në Ukrainë. Trump u shpreh se, nëse ai nuk do të ishte president, Putini “me shumë gjasa do të kishte marrë nën kontroll gjithë Ukrainën”. Ai shtoi: “Por unë jam president, dhe ai nuk do të guxojë të luajë me mua”. I pyetur për pritshmëritë nga takimi me Putinin, Trump tha se do ta kuptojë që në minutat e para nëse do të kenë një takim të mirë apo jo. “Nëse jo, do të përfundojë shumë shpejt,” tha ai. Qëllimi i takimit, sipas Trump, është “të vendoset baza”...