‘Protestuesit po i djegin njerëzit të gjallë!’/ Presidenti Vuçiç akuza Perëndimit: Hodhën para të madhe për të thyer shtyllën kurrizore të Serbisë!

‘Protestuesit po i djegin njerëzit të gjallë!’/ Presidenti Vuçiç akuza Perëndimit: Hodhën para të madhe për të thyer shtyllën kurrizore të Serbisë!

Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç i përshkroi trazirat, si një nga sulmet më të dhunshme ndaj policisë në vitet e fundit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar pjesëmarrësit në protestën e 13-14 gushtit në Novi Sad se kanë tentuar të djegin njerëz të gjallë brenda zyrës së Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, raportoi Informer TV. “Atë natë, ata u përpoqën të digjnin njerëz të gjallë. A mund ta imagjinoni se çfarë do t’u bënin atyre që ishin brenda? Do të digjnin 300 njerëz të gjallë! Tani të gjithë e kuptojnë se me kë kemi të bëjmë dhe se ata kurrë nuk donin paqe. Gjatë gjithë kësaj kohe, bëhej fjalë vetëm për dhunë.” Sipas Vuçiç para të mëdha janë hedhur ‘për thyerjen e shtyllës kurrizore të...