Përditësim nga Gërmenja: Vatra zjarri ende aktive, forcat zjarrfikëse përballen me vështirësi në ndërhyrje si pasojë e terrenit

Përditësim nga Gërmenja: Vatra zjarri ende aktive, forcat zjarrfikëse përballen me vështirësi në ndërhyrje si pasojë e terrenit

Në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri. Situata paraqitet disi më e qetë sot, por rreziku mbetet, sidomos në zonat kufitare. Shumica e vatrave ndodhen jashtë territorit shqiptar, por zjarri është ende i pranishëm edhe në anën tonë. Në terren janë të angazhuara rreth 40 persona nga shërbimet zjarrfikëse, administrata e zonave të mbrojtura, bashkia dhe vullnetarë. Terreni është i vështirë për ndërhyrje dhe kërkon afro 3 orë ecje për të mbërritur në zonën e prekur. Gjithashtu, zona është e rrezikshme për shkak të pranisë së municioneve të mbetura. Prej tre ditësh po punohet për hapjen e rrugëve dhe krijimin e brezave mbrojtës, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e zjarrit drejt zonës së mbrojtur të parkut. Ka...