Rama: Rilindja Urbane 2.0’ nuk ndalet, bizneset që nuk lirojnë hapësirat publike do gjobiten

Rama: Rilindja Urbane 2.0’ nuk ndalet, bizneset që nuk lirojnë hapësirat publike do gjobiten

Kryeministri Edi Rama kujtoi dje se lirimi i hapësirave publike nuk është një aksion i përkohshëm, por është një program katërvjeçar që quhet “Rilindja Urbane 2.0”. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga çmontimi i një tjetër strukture metalike që kishte zënë hapësirat publike. Rama siguroi se “ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare”. “Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar se ‘aksioni do mbarojë’, por ky nuk është një aksion, është një program katërvjeçar që quhet Rilindja Urbane 2.0 dhe ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare”, shtoi Rama....